Një i arrestuar për vrasjen në Pejë

Një i arrestuar për vrasjen në Pejë

Një patrulla e stacionit policor të Gjakovës ka identifikuar dhe arrestuar Fahri Gj., të dyshuar për vrasjen e një personi dhe plagosjen e një tjetri, natën e mbrëmshme në një restorant në Pejë.

Dorasi është ndaluar në një pikë kontrolli, rreth një orë e gjysmë pas incidentit, që kishte ndodhur në rrugën “Lekë Dukagjini”.

“Rreth orës 23:30 policia në Pejë kanë pranuar një informatë për të shtëna me armë zjarri në një restorant në rrugën “Lekë Dukagjini”. Policia ishin njoftuar se kishte edhe persona të plagosur. Njësitet patrulluese që dolën me urgjencë në vendin e ngjarjes kuptuan se si pasojë e lëndimeve trupore nga arma e zjarrit në vend ka ndërruar jetë Bekim K., kurse një viktimë tjetër që ishte i plagosur është dërguar për trajtim mjekësor fillimisht në spitalin rajonal të Pejës e më vonë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës në Prishtinë”, ka njoftuar policia, nëpërmes një komunikate shtypi.

Tre të dyshuar që besohet të kenë qenë të përfshirë në këtë vrasje, dhe lëndim të rëndë trupor, janë larguar menjëherë pas incidentit nga vendi i ngjarjes.

Zyrtarët policorë në vendin e ngjarjes kanë marrë përshkrimin e veturës së të dyshuarve dhe Drejtoria Rajonale e Pejës ka aktivizuar disa pika kontrolli në të gjitha stacionet policore të kësaj drejtorie.

Një patrullë e policisë nga stacioni policor i Gjakovës, rreth orës 1 ka ndaluar një veturë që është përputhur me përshkrimin e veturës së dyshuar së llojit “Chrysler”, me ç’rast ka arrestuar një të dyshuar për këtë rast që më vonë u identifikua si Fahri Gj.

Me urdhër të prokurorit, atij i është caktuar masa e ndalimit policor.

Këqyrja e vendit të ngjarjes nga krim teknika dhe njësia e hetimeve të drejtorisë rajonale të Pejës ka vazhduar edhe sot.

Policia ka identifikuar edhe dy të dyshuar të tjerë të cilët ndodhen ende në arrati.
Facebook

Komente ( publikuar):

Ju lutem fusni kodin qe shikoni ne imazh:

*Lajmetsot mban të drejtën e përzgjedhjes së komenteve që do të botohen, sikur që mban të drejtën e shkurtimit të tyre.
*Lajmetsot nuk boton komente ku përdoren fyerje, urrejtje racore, fetare dhe kombëtare.

Alketa Vejsiu: Bukuria nuk është vetëm mbi lëkurë
Prezanton spektaklin e miseve për herë të dytë duke pasuruar akoma më shumë bashkëpunimin me regjisoren e mirënjohur Vera Grabocka. Po çfarë e bën kaq të veçantë e ...
me shume
Dobitë e saunës
Një seancë në sauna është shumë më i efektshëm se një dush për pastrimin e lëkurës duke e bërë atë të butë dhe të shëndetshme.Nëpërmjet lëkurës dalin jashtë pjesa ...
me shume
Të dashuruarit, larg mjekëve
Studimet kanë vërtetuar se kur njerëzit dashurojë jetojnë më gjatë dhe ndjehen më të lumtur. Ndërsa kur janë të vetmuar dhe izoluar atëherë janë më të ndjeshëm për të pësuar ...
me shume
HP vazhdon dominimin në shitjet globale të PC-ve
Nëntë muaj pasi ka humbur pozitën se numri dy në shitjen globale të PC-ve, Dell është rikthyer sërish në këtë pozitë pasi që Acer ka pësuar një ngecje ...
me shume
Horoskopi, E Marte, 7 Shtator 2010
DASHI Është e kotë që merrni përsipër cështje që nuk iu interesojnë ...
me shume