Mbi 5 milion shqiptar do të pajisen me shtetësi shqiptare?

Mbi 5 milion shqiptar do të pajisen me shtetësi shqiptare?

Një grup intelektualësh në Shqipëri, kërkojnë nga presidenti shqiptar, Bamir Topi, që përmes një dekreti, të mundësojë përfitimin e shtetësisë shqiptare nga gjithë shqiptarët jashtë kufijve.

Ata përmes një letre të hapur i janë drejtuar presidentit shqiptar, për t’i kërkuar “që të gjithë shqiptarëve nga Shqipëria Etnike dhe diaspora t’u jepet nënshtetësi shqiptare”.

“Nuk ju kërkojmë më shumë, veç atë që ju obligon Kushtetuta dhe Preambula e saj; „...Me aspiratën e popullit shqiptar për identitet dhe bashkim kombëtar”, shkruan me shkronja të arta në Preambulën e Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë”, thuhet në letër.

Intelektualët të cilët kanë firmosur letrën citojnë edhe Neni 8 të Kushtetutës shqiptare, i cili në mënyrë decidive përcakton: “Republika e Shqipërisë mbron të drejtat kombëtare të popullit shqiptar që jeton jashtë kufijve të saj dhe shtetasve shqiptarë me banim të përkohshëm ose të përhershëm jashtë kufijve të vet”.

Një plan i tillë është zbatuar nga shtetet fqinje siç janë Maqedonia, Bullgaria, Serbia dhe vendet tjera ish-jugosllave.

Juristë dhe avokatë shqiptarë nuk përjashtojnë mundësinë që kryeministri Sali Berisha me dekretin e presidentit Bamir Topi të përmbush premtimin e dhënë në vitet e 90-ta, kur kishte pohuar se çdo shqiptar në botë është shtetas i Shqipërisë.

“Duhet të realizohet kjo, sepse kemi rastin konkret edhe të maqedonasve, të cilët kudo që janë posedojnë edhe shtetësinë e Maqedonisë. Sidomos një mundësi e tillë po shfrytëzohet nga shqiptarët që jetojnë në kufirin me Maqedoninë, të cilët deklarohen se kanë origjinë maqedonase”, ka theksuar juristi Numan Limani për agjencinë e lajmeve INA.

Në rast të ndryshimeve të paralajmëruara, atëherë të drejtën e pajisjes me shtetësi shqiptare do ta kenë mbi 5 milion shqiptarë në rajonin e Ballkanit.

Facebook

Komente ( publikuar):

Ju lutem fusni kodin qe shikoni ne imazh:

*Lajmetsot mban të drejtën e përzgjedhjes së komenteve që do të botohen, sikur që mban të drejtën e shkurtimit të tyre.
*Lajmetsot nuk boton komente ku përdoren fyerje, urrejtje racore, fetare dhe kombëtare.

Alketa Vejsiu: Bukuria nuk është vetëm mbi lëkurë
Prezanton spektaklin e miseve për herë të dytë duke pasuruar akoma më shumë bashkëpunimin me regjisoren e mirënjohur Vera Grabocka. Po çfarë e bën kaq të veçantë e ...
me shume
Dobitë e saunës
Një seancë në sauna është shumë më i efektshëm se një dush për pastrimin e lëkurës duke e bërë atë të butë dhe të shëndetshme.Nëpërmjet lëkurës dalin jashtë pjesa ...
me shume
Të dashuruarit, larg mjekëve
Studimet kanë vërtetuar se kur njerëzit dashurojë jetojnë më gjatë dhe ndjehen më të lumtur. Ndërsa kur janë të vetmuar dhe izoluar atëherë janë më të ndjeshëm për të pësuar ...
me shume
HP vazhdon dominimin në shitjet globale të PC-ve
Nëntë muaj pasi ka humbur pozitën se numri dy në shitjen globale të PC-ve, Dell është rikthyer sërish në këtë pozitë pasi që Acer ka pësuar një ngecje ...
me shume
Horoskopi, E Marte, 7 Shtator 2010
DASHI Është e kotë që merrni përsipër cështje që nuk iu interesojnë ...
me shume