Me kërkesës të Rusisë, KS diskuton për Kosovën më 3 gusht?
Edhe pse ende nuk është e sigurt, Rusia do të insistojë që më 3 gusht, të martën, Këshilli i Sigurimit të KB të mbajë një seancë për Kosovën. Burimet i kanë thënë agjencisë serbe të lajmeve, Beta, se përfaqësuesi i Rusisë në OKB, që merr kryesimin të dielën, do të vazhdojë konsultimet me anëtarët e Këshillit të Sigurimit për orarin e seancës. Rusia është e interesuar që ta mbajë sa më shpejt seancën. Një zyrtar i Ministrisë së Jashtme ruse ka thënë se Moska do të insistojë që seanca të mbahet më 3 gusht. Në të pritet të marrin pjesë ministrat e jashtëm nga Kosova e Serbia, Skënder Hyseni dhe Vuk Jeremiq.
*Lajmetsot mban të drejtën e përzgjedhjes së komenteve që do të botohen, sikur që mban të drejtën e shkurtimit të tyre.
*Lajmetsot nuk boton komente ku përdoren fyerje, urrejtje racore, fetare dhe kombëtare.




Komente ( publikuar):