Thaçi: Më shumë sovranitet, më pak mbikëqyrje
Ne kemi stabilizuar institucionet dhe kemi filluar reforma të mëdha në përmbushjen e standardeve të BE-së. Tashmë na kanë njohur 69 shtete. Jemi anëtare e Bankës Botërore dhe Fondit Monetar Ndërkombëtar dhe së shpejti do jemi anëtar të Bankës Evropiane për Zhvillim. Kemi implementuar 90 % të Planit të Ahtisaarit dhe kemi krijuar një vend demokratik dhe multietnik. Pjesëmarrja rekord e serbëve në zgjedhjet e fundit komunale është një gjë që kohë më parë nuk do mund të mendohej – thekson kryeministri Thaçi në një intervistë dhënë gazetës prestigjioze gjermane, "Die Welt".
Ish shefi i UÇK-së Thaçi ecën me një taktikë të re . Hashim Thaçi është krenar të ketë udhëhequr një "luftë të justifikuar" me UÇK-në. Si kryeministër i Kosovës, ai kërkon partneritet . Hashim Thaçi do të krijojë vende të reja pune dhe të fokusohet në çështjet shoqërore - theksohet në tekstin hyrës të "Die Welt"
Duke iu përgjigjur kësaj gazete në pyetjen rreth hapave që pret pasi Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë në Hagë ka paraqitur pavarësinë e Kosovës të ligjshme, thaçi është përgjigjur se “për Kosovën dhe gjithë rajonin tani ka filluar një kapitull i ri - i cili parasheh një bashkëpunim rajonal si dhe integrimin në strukturat e BE dhe NATO-s. Edhe më shumë shtete do të njohin Kosovën - edhe ato pesë vende të BE-së të cilat ende nuk e kanë bërë këtë gjë. Deri tani vende si Greqia ose Spanja kishin thënë se do presin vlerësimin e Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë. Me përgjigjen e dhënë nga ky institucion tani është gjithçka e qartë - dhe ka ardhur koha për vendime’, i ka thënë gazetës "Die Welt" kryeministri i Kosovës.
Ndër “deficite” të zhvillimeve në Kosovë gjatë viteve të shkuara Thaçi ka përmendur sfidën e Mitrovicës veriore (kryesisht e kontrolluar nga serbët). “Mirëpo pas dhjetë vitesh, për herë të parë, në këtë pjesë kemi hapur një zyre kontaktuese të Republikës së Kosovës. Shumë shpejtë gjykata do të fillojë punën. Një problem tjetër është papunësia e madhe. Luftën e fituam, tani duhet të dëshmohemi në paqe, të krijojmë vende të reja pune dhe të fokusohemi në çështje shoqërore”, është shprehur ai.
Temë e pashmangshme ishte eshte edhe hetimet që po zhvillon EULEX-i kundër disa politikanëve të lartë. “Prokuroria qëndron në front në luftën kundër korrupsionit. Në emër të ruajtjes së stabilitetit, sy e vesh mbylleshin kur bëhej fjalë për këto çështje. Krenohem që nën qeverisjen time, me ndihmën e EULEX-it, më në fund ka filluar lufta kundër korrupsionit. Këtë rrugë do ta bëjmë deri në fund - pavarësisht kundër kujt janë ngritur hetimet”, ka thënë kryeministri Thaçi, kurse për rikthimin e Ramush Haradinajt në burgun e Tribunalit në Hagë ka theksuar se Ushtria Çlirimtare e Kosovës (UÇK), ka bërë një luftë të justifikuardhe jam krenar të kem qenë pjesë e saj. Unë besoj në drejtësinë ndërkombëtare – dhe në pafajsinë e z. Haradinaj.
*Lajmetsot mban të drejtën e përzgjedhjes së komenteve që do të botohen, sikur që mban të drejtën e shkurtimit të tyre.
*Lajmetsot nuk boton komente ku përdoren fyerje, urrejtje racore, fetare dhe kombëtare.




Komente ( publikuar):