Ansambli Shtetëror i Shqipërisë dha koncert në Beograd

Ansambli Shtetëror i Shqipërisë dha koncert në Beograd

Ansambli Shtetëror i Këngëve dhe Valleve i Shqipërisë dha mbrëmë një konceret në Kolarçev Universitet në Beograd, në kuadër të “Verës Kulturore të Bojçinit”, njofton sot Tanjug.

Ansambli nga Tirana gjatë një programi dyorësh luajti gjashtë valle dhe ekzekutoi 11 këngë me motive nga zona të ndryshme të Shqipërisë që nga jugu deri në Kosovë. 

Drejtori i Operës nga Tirana, Zhani Ciko, citohet nga Tanjug  të ketë thënë se  ardhja e ansamblit të Shqipërisë në Beograd është një mënyrë që t’i kontribuohet afrimit të dy kulturave dhe dy popujve.
        
Ai ka shtuar se paraqitja e Ansamblit shtetëror të këngëve dhe valleve popullore të Shqipërisë paraqet fillimin e bashkëpunimit, “meqë jemi popuj të afërt jo vetëm gjeografikisht, por edhe emocionalisht”, e citon Tanjug Cikon.   

Ansambli shtetëror folklorik, që përbëhet nga 60 anëtarë, ekziston tash 55 vjet dhe deri më tash ka mbajtur mijëra koncerte, kurse nesër (të dielën) do të  paraqitet edhe para publikut të Surçinit.

Para 35 vjetësh e kam parë këtë ansambël në një festival folklori dhe tash, duke ndërtuar “Verën kulturore të Bojçinit” në Surçin, dëshirova që ai të jetë pjesë e manifestimit, meqë konsideroj se ansambli ka vlerë të lartë artistike”, është shprehur kryetari i komunës Surçin (në  kuadër të qytetit të Beogradit), Vojisllav Janosheviq.

Ky festival zgjat deri më 26 shtator.
Facebook

Komente ( publikuar):

Ju lutem fusni kodin qe shikoni ne imazh:

*Lajmetsot mban të drejtën e përzgjedhjes së komenteve që do të botohen, sikur që mban të drejtën e shkurtimit të tyre.
*Lajmetsot nuk boton komente ku përdoren fyerje, urrejtje racore, fetare dhe kombëtare.

Alketa Vejsiu: Bukuria nuk është vetëm mbi lëkurë
Prezanton spektaklin e miseve për herë të dytë duke pasuruar akoma më shumë bashkëpunimin me regjisoren e mirënjohur Vera Grabocka. Po çfarë e bën kaq të veçantë e ...
me shume
Dobitë e saunës
Një seancë në sauna është shumë më i efektshëm se një dush për pastrimin e lëkurës duke e bërë atë të butë dhe të shëndetshme.Nëpërmjet lëkurës dalin jashtë pjesa ...
me shume
Të dashuruarit, larg mjekëve
Studimet kanë vërtetuar se kur njerëzit dashurojë jetojnë më gjatë dhe ndjehen më të lumtur. Ndërsa kur janë të vetmuar dhe izoluar atëherë janë më të ndjeshëm për të pësuar ...
me shume
HP vazhdon dominimin në shitjet globale të PC-ve
Nëntë muaj pasi ka humbur pozitën se numri dy në shitjen globale të PC-ve, Dell është rikthyer sërish në këtë pozitë pasi që Acer ka pësuar një ngecje ...
me shume
Horoskopi, E Marte, 7 Shtator 2010
DASHI Është e kotë që merrni përsipër cështje që nuk iu interesojnë ...
me shume