Tadiq kërkon tjetër sovranitet vetëm për serbët e Kosovës
Kërkojmë kompromis, por nuk është zgjidhje që Serbia t’i humbë të gjitha, kurse shqiptarët të fitojnë gjithçka! Kështu e citojnë mediat e Beogradit të jetë shprehur presidenti i Serbisë, Boris Tadiq rreth kritikave ndaj rezolutës serbe për Kosovën, të dorëzuar në KB. Sipas tij “rezoluta të cilën e ka dorëzuar vendi ynë në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara është një dokument më shumë se konstruktiv. Serbia nuk e ka ndërmend të futet në konflikt me bashkësinë ndërkombëtare, porse, ashtu si çdo vend tjetër, e ka vijën e vet të kuqe”.
“Ne nuk dëshirojmë ta kthejmë Kosovën në rendin kushtetues çfarë ishte në vitet e nëntëdhjeta, meqë jemi të ndërgjegjshëm se dy milionë shqiptarë të Kosovës ndoshta nuk duan ta pranojnë rendin kushtetues të Serbisë. Nga ana tjetër, bota duhet të jetë e vetëdijshme për faktin se serbët e Kosovësa nuk dëshirojnë ta pranojnë sovranitetin e të ashtuquajturit shtet i Kosovës”, është shprehur Tadiq, duke shtuar se brenda kësaj kornize duhet kërkuar zgjidhja.
Ai citohet të ketë thënë po ashtu sae Serbia gjatë gjithë kohës ka qenë në kontakt me partnerët evropianë, të cilëve edhe ua ka bërë të ditur propozimin e rezolutës.
“Kishim informacion se pala shqiptare ka për qëllim të paraqesë rezolutën e vet dhe ne nuk guxuam të rrezikojmë që të jemi propozuesi i dytë i rezolutës. Nëse votohet rezoluta e parë, për të dytën nuk votohet” – ka thënë ai.
Nga ana tjetër, shkruanë mediat e Beogradit, përfaqësuesja e lartë e BE-së, Catherine Ashton ua ka shpërndarë dje vendeve anëtare të BE-së propozimin e rezolutës për Kosovën, me të cilën miratohet Mendimi i GJND-së, kurse Prishtina e Beogradi ftohen për dialog në “frymën e marrëdhënieve të mira ndërfqinjësore”. Por, në tekst nuk përmendet status.
*Lajmetsot mban të drejtën e përzgjedhjes së komenteve që do të botohen, sikur që mban të drejtën e shkurtimit të tyre.
*Lajmetsot nuk boton komente ku përdoren fyerje, urrejtje racore, fetare dhe kombëtare.




Komente ( publikuar):