Horoskopi, E Shtune, 31 Korrik 2010

Horoskopi, E Shtune, 31 Korrik 2010

Dashi
21 mars- 20 prill


Energjia e juaj do të përqendrohet kryesisht në punët shtëpiake sot dhe në disa projekte të vogla që kanë të bëjnë me shtëpinë e juaj. Edhe në dashuri do të filloni një traditë të re. Nëse keni mysafirë ata do të kënaqen me pikëpamjet e juaja.

Demi
21 prill- 21 maj

Edhe pse mendoni se nuk jeni gati, tanimë është koha që t’i tregoni partnerit/ës atë që ndjeni në zemër. Ndjeni se kjo do të jetë një sfidë e madhe por duhet të merrni kurajo dhe të shpreheni dashurinë, sidomos nëse jeni beqar/e.

Binjakët
22 maj- 21 qershor


Kaloni një mundësi të mirë pune pasi që vështirë që do keni të tilla në të ardhmen. Nuk ia vlen që të merrni një rrezik financiar tani për tani – aq më pak kur është fundi i muajit dhe mund të mbeteni pa asnjë para.

Gaforrja
22 qershor- 22 korrik

Kujdesuni për të gjitha shqetësimet sot – edhe nëse mendoni se do t’i ktheheni punës ashtu siç e parashikoni. Nuk duhet t’i përqeshni gjërat shoqërore sot në mënyrë që të fitoni më shumë pushtet, kështu që mos u lazdroni tepër.

Luani
23 korrik- 22 gusht

Jeni në mes të një filozofie serioze që nuk është shqetësuese. Megjithatë, duhet që të merreni më shumë me biznesin e juaj ditor. Kjo gjë do xhindos njerëzit që janë afër teje, por rezultatet do jenë ato që do ju bëjnë të ndiheni krenar.

Virgjëresha
23 gusht- 22 shtator


Jeni të përkushtuar më shumë së duhet për punë – por duhet që t’i kushtoni më shumë kujdes ideve të juaja. Mençuria do të jetë shumë frytdhënëse pasi kështu ju do të zbuloni që kolegët e juaj të punës apo shokët po ju shikojnë më sy tjetër.

Peshorja
23 shtator- 22 tetor

Pavarësisht ku e gjeni vetën duhet që keni kujdes dhe të lejoni të tjerët të shprehin idetë e tyre. Madje edhe nëse jeni mysafirë diku duhet që t’i lëni të tjerët të flasin. Kështu do mësoni edhe vet shumë gjëra.

Akrepi
23 tetor- 21 nëntor


Truri i juaj është çelës i rezultateve për t’u sjell në një mënyrë të re në punë pasi kështu do të jeni në gjendje që të shfrytëzoni orët për të punuar sa më shumë. Në dashuri do të njihni dikë interesant që do ju futet ngadalë në zemër.

Shigjetari
22 nëntor- 21 dhjetor


Idetë e juaj të mëdha do të jenë në qendër të vëmendjes gjatë ditë së sotme! Energjia e juaj do ju ndihmoj për të shprehur dijen në një mënyrë të re. Të tjerët do ju degjojnë për këtë.

Bricjapi
22 dhjetor- 20 janar


Ndryshimet po vinë, deshët apo nuk deshët ju. Kështu që përqafoni idetë reja! Shikoni nëse familja e juaj po i përcjell këto ide me vëmendje. Në fund veproni dhe këshilloni edhe të tjerët për risitë në jetën e juaj.

Ujori
21 janar- 18 shkurt


Truri i juaj do të këtë disa vështirësi për përpunimin e të dhënave sot. Por, kjo nuk do të thotë që të dorëzoheni dhe të largoheni nga puna. Natyrisht, yjet ju sugjerojnë që të viheni sa më shumë në veprim dhe të punoni me përkushtim të shtuar.

Peshqit
19 shkurt- 20 mars


Ka ardhur momenti që të provoni diçka të re – dhe me energjitë e juaja të mëdha që keni, do të shihni se jeni i gatshëm për këto gjëra. Po ashtu, shokët dhe shoqet si dhe familja do ju përkrahin në profesionin tuaj.
Facebook

Komente ( publikuar):

Ju lutem fusni kodin qe shikoni ne imazh:

*Lajmetsot mban të drejtën e përzgjedhjes së komenteve që do të botohen, sikur që mban të drejtën e shkurtimit të tyre.
*Lajmetsot nuk boton komente ku përdoren fyerje, urrejtje racore, fetare dhe kombëtare.

Alketa Vejsiu: Bukuria nuk është vetëm mbi lëkurë
Prezanton spektaklin e miseve për herë të dytë duke pasuruar akoma më shumë bashkëpunimin me regjisoren e mirënjohur Vera Grabocka. Po çfarë e bën kaq të veçantë e ...
me shume
Dobitë e saunës
Një seancë në sauna është shumë më i efektshëm se një dush për pastrimin e lëkurës duke e bërë atë të butë dhe të shëndetshme.Nëpërmjet lëkurës dalin jashtë pjesa ...
me shume
Të dashuruarit, larg mjekëve
Studimet kanë vërtetuar se kur njerëzit dashurojë jetojnë më gjatë dhe ndjehen më të lumtur. Ndërsa kur janë të vetmuar dhe izoluar atëherë janë më të ndjeshëm për të pësuar ...
me shume
HP vazhdon dominimin në shitjet globale të PC-ve
Nëntë muaj pasi ka humbur pozitën se numri dy në shitjen globale të PC-ve, Dell është rikthyer sërish në këtë pozitë pasi që Acer ka pësuar një ngecje ...
me shume
Horoskopi, E Marte, 7 Shtator 2010
DASHI Është e kotë që merrni përsipër cështje që nuk iu interesojnë ...
me shume