Maqedonia kundër principeve të NATO-s

Maqedonia kundër principeve të NATO-s

Ambasadori i sapo emëruar i Maqedonisë në NATO, Martin Trenevski kritikoi principin e solidaritetit të NATO-s, duke thënë se në bazë të tij , Greqia po kryen agresion politik dhe ekonomik ndaj Maqedonisë.

Në ekspozenë e tij para Komisionit parlamentar për politik të jashtme, ndër të tjera ai tha se Maqedonia me pa të drejtë e pa integruar dhe se ai me detyrën e rë do të angazhohet që pengesa e emrit të tejkalohet.

Ndërkohë këto deklarata nga partitë opozitare në Maqedonisë janë vlerësuar si skandaloze dhe jo diplomatike, raporton INA.

Deputeti i LSDM, Igor Ivanovski tha se “është shumë e rrezikshme që ambasadori i ri publikisht deklaroi se në kundërshtim me principet e NATO-s”. Këto deklarata ai i cilësoi si skandaloze dhe jo diplomatike.

Edhe deputeti i Demokracisë së Re, Sulejman Rushiti tha se partia të cilës i takon ai është e shqetësuar thellë për simptomën e fundit të Qeverisë e cila dita ditës dëshmon dhe shfaq , agjendën Anti- NATO dhe Anti- BE.

“Me emërtimin e z-ri Martin Trenevski dhe me arsyetimet e tij të cilat i dha para Komisionit për Politik të Jashtme në Kuvendin e R. së Maqedonisë nuk mund të mos jemi të shqetësuar për këtë politik anakrone, për këtë politik e cila e çon Maqedoninë drejt izolimit total në vend që ta rradhisë në familjet e progresit në familjet e vendeve Evropiane, në familjet e vendeve të NATO-s, e rradhit në vendet e regresit deri deri në deklaratat e tij që NATO-ja ka kriz në Afganistan duket si njè dëshirë fëmijërore e z-ri Trenevski që të dështojë forca progresive dhe ai të kënaq egon e tij”, deklaroi Rushiti.

Ndërkohë, partia VMRO-DPMNE, e cila udhëhiqet nga kryeministri i Nikolla Gruvski i ka dalë në mbrojtje ambasadorit të ri, duke theksuar se ai përfaqëson qëndrimet e qeverisë së Maqedonisë. Nga VMRO-DPMNE kanë deklaruar se politika greke është politikë e animozitetit dhe antagonizmit ndaj Maqedonisë.

Facebook

Komente ( publikuar):

Ju lutem fusni kodin qe shikoni ne imazh:

*Lajmetsot mban të drejtën e përzgjedhjes së komenteve që do të botohen, sikur që mban të drejtën e shkurtimit të tyre.
*Lajmetsot nuk boton komente ku përdoren fyerje, urrejtje racore, fetare dhe kombëtare.

Alketa Vejsiu: Bukuria nuk është vetëm mbi lëkurë
Prezanton spektaklin e miseve për herë të dytë duke pasuruar akoma më shumë bashkëpunimin me regjisoren e mirënjohur Vera Grabocka. Po çfarë e bën kaq të veçantë e ...
me shume
Dobitë e saunës
Një seancë në sauna është shumë më i efektshëm se një dush për pastrimin e lëkurës duke e bërë atë të butë dhe të shëndetshme.Nëpërmjet lëkurës dalin jashtë pjesa ...
me shume
Të dashuruarit, larg mjekëve
Studimet kanë vërtetuar se kur njerëzit dashurojë jetojnë më gjatë dhe ndjehen më të lumtur. Ndërsa kur janë të vetmuar dhe izoluar atëherë janë më të ndjeshëm për të pësuar ...
me shume
HP vazhdon dominimin në shitjet globale të PC-ve
Nëntë muaj pasi ka humbur pozitën se numri dy në shitjen globale të PC-ve, Dell është rikthyer sërish në këtë pozitë pasi që Acer ka pësuar një ngecje ...
me shume
Horoskopi, E Marte, 7 Shtator 2010
DASHI Është e kotë që merrni përsipër cështje që nuk iu interesojnë ...
me shume